GJERMANI-Një gjykatë në Gjermani dënoi sot një 94-vjeçar, ish-anëtar të esesëve, me katër vite burg si bashkëfajtor në vrasjen e 300 000 personave në kampin nazist të vdekjes, Auschwitz-Birkenau.

Gjykimi i Oskar Groening, i konsideruar ndryshe edhe si llogaritar i Auschwitzit, pritet të jetë një ndër çështjet e fundit për gjykim ndaj një ish-nazisti në Gjermani, pasi shumica e të akuzuarve tashmë nuk jetojnë më.

Gjykata rajonale në qytetin verior të Gjermanisë, Lueneburg, ka dënuar ish-kreun e skuadrës eses si bashkëfajtor në vrasjen e 300 000 personave, shumica e të cilëve hebrenj, në kampin polak të pushtuar nga nazistët rreth 70 vite më parë.

Gjykatësit duhet të vendosin nëse Groening mund ta përballojë burgun për shkak të moshës dhe shëndetit të tij.

Shqetësimet shëndetësore për 94-vjeçarin nxitën gjykatësit që të ulin kohën e seancës.

Gjatë procesit të gjykimit që zgjati katër maj, gjykata mblodhi fakte rrënqethëse nga të mbijetuarit e kampit dhe nga Groening, i cili për një një moment rikujtoi krimet e rënda që kishte kryer.

Punonjës banke në Gjermaninë e paraluftës, Groening asnjëherë nuk e mohoi të shkuarën e tij naziste dhe pranoi përgjegjësinë morale për Holokaustin që ditën e parë të gjykimit.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: