GJERMANI-Infermieri Niels Hoegel ka pranuar që ka bërë vrasjet për të cilat policia e Oldenburg, në Gjermani, kishte nisur një hetim.

Burri akuzohet se ka vrarë 100 pacientë, duke i dhënë atyre ilaçe, që kanë rezultuar fatale, me objektivin për të përmirësuar shëndetin e tyre dhe për të bërë përshtypje tek kolegët e tij.
Faktet janë zbuluar në dy klinika të Oldenburg dhe Delmenhorst.

Qëllimi i Niels Hoegel ishte që të krijonte probleme tek pacientët dhe më pas ti jepte atyre ilaçe që t’i shëronte, duke marrë më pas meritat e shërimit të tyre.

Viktimat e tij ishin nga mosha 34 deri në 96 vjeç dhe vrasjet kanë ndodhur nga vitet 2000 deri 2005.

Procesi ka filluar me një minutë heshtje kushtuar viktimave. Janë rreth 120 persona që kanë dorëzuar padi, për të kuptuar se çfarë u ka ndodhur të afërme të tyre. Hoegen ka pranuar krimet, të paktën ato që pranon se i kujton.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb