Holandezi Huub Stevens ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit te Hoffenheim për arsye shëndetësore, konfirmoi te mërkurën klubi, i cili gjendet ne pozita të vështira në kampionatin e Gjermanise.


Lajmi është konfirmuar nga agjencia gjermane SID, filiale e AFP. Holandezi 62-vjecar ka drejtuar edhe ekipet e Schalke, Stuttgart dhe Hanovre.


Stevens shkoi tek Hoffenheim ne fund te tetorit, duke zëvendësuar Markus Gisdol, deri ne fund te sezonit. Por, klubi nuk ka fituar veçse një ndeshje, duke shkuar ne vendin e 17-te te kampionatit gjerman.
(ed.me/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: