Një shtetas shqiptar ka rënë në prangat e policisë gjermane, pasi është kapur duke transportuar me makinë një sasi kokaine. Një ekip policor ndërkufitar kontrolloi një 33-vjeçar shqiptar në një makinë pasagjerësh me targa belge në Autobahn 40 në kryqëzimin Niederdorf.

Gjatë kontrollit, efektivët kanë konstatuar parregullsi nën sediljet e shoferit dhe pasagjerit. Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan 1.15 kilogramë kokainë.

33-vjecari shqiptar më pas u arrestua përkohësisht dhe u dërgua në stacionin e policisë federale në Kempen për hetime të mëtejshme. Pas përfundimit të masave policore në zyrë, hetimin e mëtejshëm e mori përsipër hetuesia doganore e Essen.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: