BERLIN- Katër persona vdiqën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në pjesën jugore të Gjermanisë për shkak të shirave të rrëmbyer që u regjistruan një ditë më parë, duke shkaktuar përmbytje të mëdha, bënë të ditur autoritetet e vendit.

“Në Schwabisch Gmund, një qytet në afërsi të Shtutgartit (jugpërendim), një vullnetar i forcave zjarrfikëse vdiq në përpjekje për të shpëtuar një burrë i cili po mbytej nga vërshimi i ujit në një kalim nëntokësor hekurudhor”, njoftuan shërbimet e qytetit.

Një njësi speciale e policisë mundi të nxirrte në sipërfaqe dy trupat e pajetë. Më në veri, në Weissbach, një burrë rreth të gjashtëdhjetave vdiq i mbytur në një garazh të nëndheshëm, i përfshirë nga vërshimi i ujit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: