Këshilli Federal (Bundesrat) miratoi amendamentin e Kushtetutës, i cili do të lejojë heqjen e “frenimit të borxhit” dhe huamarrjen shtesë për të financuar shpenzimet e mbrojtjes dhe infrastrukturën, siç propozohet nga Partia Social Demokrate (SPD) dhe Bashkimi i Krishterë (CDU/CSU).
Me 53 nga 69 vota pro ndryshimeve, propozimi siguroi 2/3 e nevojshme (46 vota) të Dhomës së Lartë dhe ka mbetur vetëm nënshkrimi i Presidentit Federal Frank-Walter Steinmeier për të zyrtarizuar vendimet në lidhje me huamarrjen prej gati 500 miliardë dollarësh për modernizimin e infrastrukturës gjermane dhe krijimin e një fondi special të mbrojtjes së paku 40 miliardë.
Asaj i parapriu votimi pro nga Parlamenti Federal, gjithashtu me 2/3 e shumicës.
Pro ndryshimeve votuan sot edhe Mecklenburg-Pomerania Perëndimore dhe Bremeni, ku bashkëqeverisnin SPD dhe e majta, të cilat kishin shprehur kundërshtimin e tyre. Pëlqimi i shteteve me SPD, CDU, CSU dhe të Gjelbërit në qeveri u konsiderua i sigurt që në fillim.
(BalkanWeb)