BERLIN- Gjermania ka regjistruar në muajin nëntor një kontigjent shtesë prej 206,101 azilkërkuesish, një shifër rekord për vendin që nga fillimi i vitit me 964,574 migrantë, njoftoi sot Ministria e Brendshme.

Të ardhurit vijojnë ende të regjistrojnë shifra në rritje nga publikimi i fundit (181,166 migrantë të regjistruar në muajin tetor). Gjermania ka pritur zyrtarisht 800 mijë migrantë në vitin 2015, ku pritet që kjo shifër të tejkalojë pragun prej një million të azilkërkuesve deri në fund të vitit.

Këto të dhëna të Ministrisë vijnë nga sistemi EASY gjerman që regjistron migrantët që mbërrijnë në vend duke parashikuar kërkesën për azil por ky process nuk është kryer ende.

Këto shifra nuk saktësojnë gjithsesi se cilave kombësi i përkisnin këto kërkesa për azil. Por referuar statistikave të mëparshme, shtetasit sirianë dhe afganë përbënin kontigjentin më të madh (respektivisht 88,640 dhe 31 000 në muajin tetor).

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: