BERLIN- Partnerët e koalicionit qeveritar gjerman ranë dakort sot për të lehtësuar politikat e kthimit në vendin e origjinës për kriminelët e huaj, një reformë e vendosur pas akteve të dhunës të kryera nga migrantët më 31 dhjetor.

“Kjo është një kundërpërgjigje e rëndë por e drejtë nga ana e shtetit për të gjithë ata, të cilët edhe pse kërkojnë këtu mbrojtje, besojnë se mund të kryejnë krime pa u cënuar aspak prania e tyre në Gjermani”, u shpreh ministri i Brendshëm, konservatori Thomas de Maizière, gjatë një konference shtypi. “Kriminelët duhet të japin sqarime në mënyrë të vazhdueshme në Gjermani”, theksoi ministri social-demokrat i Drejtësisë, Heiko Maas. Për kriminelët me kombësi të huaj deportimi është një nga pasojat”, shtoi ai.

Berlini kërkon gjithashtu që të huajt e dënuar me burgim, por edhe për të dënuarit që përfitojnë nga pezullimi i dënimit, janë të detyruar të lënë Gjermaninë, një propozim i lëshuar nga kancelarja Angela Merkel, pak pas akteve të dhunës të shënuara në Këln mbrëmjen e ndërrimit të viteve, si mjaft tronditëse për shtetasit gjermanë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: