Kancelarja gjermane, Angela Merkel premtoi zero tolerancë kundrejt urrejtjes, një ditë pas sulmit kundër sinagogës në Halle, ku mbetën të vrarë dy persona.

“Përfaqësuesit e drejtësisë duhet të përdorin të gjitha mjetet ligjore për të luftuar urrejtjen. Dhuna nuk do të tolerohet”, tha kancelarja gjatë një fjalimi para përfaqësuesve të sindikatës së uzinës së metalurgjisë “IG Metall”, në Nuremberg.

Një sulm i dyshuar ekstremist i krahut të djathtë që synonte një sinagogë, me armë dhe pajisje eksplozive në qytetin lindor gjerman Hale, shkaktoi dy të vdekur dhe të paktën dy të tjerë të plagosur.

”Një sulmues vendosi pajisje eksplozive artizanale para sinagogës dhe u përpoq për të hyrë në të”, thanë burime të sigurisë për DPA.

”Një grua u qëllua për vdekje jashtë sinagogës”, thanë burimet.

Media lokale raportoi se pasi sulmuesi nuk arriti të hynte në sinagogë, një granatë ose një pajisje shpërthyese e improvizuar u hodh në një varrezë hebraike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb