GJERMANI-Ligjvënësit gjermanë janë duke shqyrtuar një projekt-ligj i cili do të obligonte nënat që partnerëve të tyre t’u tregojë se kush është babai biologjik i fëmijës.

Sipas gazetës “The Guardian”, qëllimi i ligjit është zgjidhja e mosmarrëveshjeve rreth pagesës së ushqimit dhe detyrimeve tjera.

Ministri gjerman i Drejtësisë, Heiko Maas, ka deklaruar se në rast të miratimit të ligjit, nënat do të detyrohen t’i tregojnë partnerit se kush është babai i vërtetë i fëmijës.

Maas theksoi se masa e lartpërmendur mundëson siguri juridike ndaj atyre meshkujve të cilët dëshirojnë që t’u kthehen paratë që i kanë dhënë për fëmijën i cilin nuk është i tyre.

Megjithatë, në projekt-ligj nuk saktësohet dënimi me të cilin mund të përballen nënat nëse refuzojnë të zbulojnë babain biologjik. Propozim në fjalë do ta shqyrtojë Qeveria, e më pas edhe Parlamenti.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: