Në Gjermani, banorët e një lagjeje tepër të njohur për klubet e natës, po përdorin një teknikë tepër të veçantë për të ndaluar të dehurit që të urojnë në muret e pallateve të tyre.

Në lagjen San Paul të Hamburgut, një tufe turistëve të dehur, prostitutave dhe ca të tjerëve s’u ka ardhur hiç mirë kur ndërsa urinonin, “pipija” iu është kthyer mbrapsht dhe iu ka spërkatur fytyrën dhe rrobat!

Kjo ndodhi pasi banorët kishin lyer muret e ndërtesës me një bojë specifike, që jo vetëm s’e pranonte ujin, por e shtynte tutje.

Ideja erdhi nga njera praj banoreve të lagjes, e cila mblodhi një grup miqsh që ta ndihmonin të përdorte bojën e veçantë kimike, që më parë ishte përdorur në automobilat Nissan. E njëjta bojë përdoret edhe për veshjet e anijeve, pra, ajo i shtyn molekulat e ujit. Si rrjedhim, në rastin konkret, pasojat i vuajnë vetë urinuesit, që në mesin e natës, pas festës, u vjen edhe surpriza më e keqe.

Banorët, përveçse e kanë lyer murin, kanë vënë edhe një tabelë paralajmëruese: Mos shu…i këtu! Sh…a do t’ju përplaset juve!” që vështirë s’e arrihet të merret parasysh nga pijanecët.

Në fakt, boja Ultra-Ever Dry nuk është dhe aq e lirë. Duhen 500 euro ose 530 USD për të lyer afro 65 këmbë mur.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: