BERLIN- Ministri britanik i Financave, George Osborne, përdori sot lidhjet e forta ekonomike me Gjermaninë për të bërë një kërkesë për ndryshime drastike mbi anëtarësinë e Britanisë së Madhe në BE.

“Ne duam që Britania e Madhe të qëndrojë në një Bashkim Evropian të reformuar”, tha ministri i Financave para një grupi prej rreth 1 200 idustrialësh gjermanë gjatë një eventi në Berlin.

“Por duhet të jetë një Bashkim Evropian që punon më mirë për të gjithë qytetarët e Evropës, dhe për britanikët gjithashtu”, tha ai.

Kryeministri David Cameron premtoi të rinegocionte termat e anëtarësisë së Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian para mbajtjes së një referendumi mbi BE-në në fund të vitit 2017, dhe Gjermania ka një rol kryesor në këto negociata si ekonomia më e madhe e BE-së.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb