Katërnjakët e familjes shqiptare janë pagëzuar në kishën ungjillore të Winzerla.


Bebet e familjes Keta që kanë ardhur në jetë 6 muaj më parë, kanë pasur si kumbarë kreun e landit të Thuringenit, Bodo Ramelov i njohur ndryshe si kryeminister. I pranishëm në ceremoni ishte edhe Ramelov.


Tre vajzat Olivia, Xhesika e Amelia dhe vëllai i tyre Frederiku kanë lindur në tetor dhe peshonin 1200-1655 grame.


Oltiana dhe i shoqi u larguan nga Shqipëria drejt Gjermanisë në korrik të vitit ë shkuar. Sipas tyre, ata nuk i lindnin dot katërnjakët në spitalet e Shqipërisë. Fëmijët lindën më 16 tetor.

Por nëse familja kërkoi azil duke pretenduar se gjendja e mjekësisë në Shqipëri është e mjerueshme, ata nuk do e kenë të lehtë të qëndrojnë në Gjermani. Kjo për shkak se Shqipëria cilësohet një vend i sigurt origjine dhe Gjermania nuk jep azil për shqiptarët.

Megjithatë duket se fati po i buzëqesh familjes. Kryeministri i Tyringenit ka bërë të ditur se do të bëjë gjithçka i lejon ligji që familja të qëndrojë.
“Fëmijët dhe prindërit duhet të kenë një të ardhme të sigurt,” u shpreh ai ai.

(da.xha/d.b/BalkanWeb)