Të paktën një person u vra pasi një makinë përplasi një grup njerëzish në qytetin gjerman të Manheim të hënën, sipas raporteve të mediave vendase.

Mediat lokale në qytetin jugperëndimor raportuan se dëshmitarët panë një trup të pajetë, të mbuluar me një çarçaf.

Një operacion policor në qendër të qytetit Mannheim është duke u zhvilluar, tha zëdhënësi i policisë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Një seri sulmesh në Gjermani brenda disa muajsh
Sulmi i së hënës (03.03.) të kujton një seri sulmesh në Gjermani të kryera në javët dhe muajt e fundit. Më 13 shkurt, një burrë iu sul me një automjet një demonstrate në Mynih. Në sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg në dhjetor, gjashtë persona u vranë dhe rreth 300 u plagosën, shumë prej tyre në gjendje të rëndë.

Sulmues ishte një mjek nga Arabia Saudite, që jetonte në Saksoni-Anhalt, e kishte ardhur në Gjermani nga viti 2006. Ai drejtoi një makinë në tregun e Krishtlindjeve në qytetin e vjetër të Magdeburgut.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb