Papunësia në Gjermani ka ruajtur një nivel të ulët historik prej 5,7 përqind gjatë muajit gusht, sipas të dhënave të fundit, përpara votimeve në vend, muajin e ardhshëm.

“Radhët mujore të papunësisë në ekonominë më të madhe të Evropës u kontraktuan për muajin e dhjetë radhazi në gusht duke rënë me 5.000 persona, në 2.532 milionë në periudha të përshtatura sezonalisht pas një rënieje të rishikuar prej 8.000 personash në muajin korrik”, njoftoi agjencia federale e punës.

“Tregu i punës ka vazhduar të zhvillohet pozitivisht”, njoftoi shefi i agjencisë së punës, Detlef Scheele.

Gjendja e shëndoshë e tregut të punës ka të ngjarë të ndihmojë kancelaren Angela Merkel për një mandat të katërt në zgjedhjet kombëtare më 24 shtator.

Megjithatë, gjatë periudhave të papërshtatura sezonalisht, papunësia në gusht u rrit me 27,000 persona, në 2,545 milionë, duke rezultuar në një normë të pandryshuar duke u rritur nga 5.6 për qind në muajin korrik në 5,7 për qind këtë muaj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: