Papunësia në Gjermani ra në nivelin e saj më të ulët që nga periudha e bashkimit të ish-Gjermanisë Lindore me atë Perëndimore, në vitin 1990, deklaroi Agjencia Federale e Punësimit (BA).

”Në muajin nëntor, një total prej 2,18 milionë personash ishin të papunë, me shkallën e papunësisë të pandryshuar, në 4,8%”, tha ajo.

Sipas të dhënave, në nëntor, kishte 24 000 persona më pak të papunë sesa në tetor dhe 6 000 më pak sesa një vit më parë.

Me 736 000 vende pune të regjistruara në zyrën e punës, kërkesa mbetet e lartë.

Sidoqoftë, ky numër është ende 71 000 nën nivelin e një viti më parë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb