GJERMANI

Një zyrtar i lartë në Gjermani ka paralajmëruar komunitetin çifut në vendin e tij, të shtunën që mos të veshin kapelet tradicionale në publik, në mënyrë që të mbrohen nga krimet e urrejtjes. Duke iu referuar rritjes së krimit anti-semitik, komisioneri Felix tha për media gjermane mendimin e tij për kapelet. Kapela që ndryshe quhet jarmulak apo kippah është traditë e çifutëve në mbarë botën.

“Nuk mund të ua rekomandoj çifutëve se veshja e këtyre kapelave në çdo kohë është njejtë në gjithë Gjermaninë”, tha Klein. Statistikat e qeverisë të publikuara më herët këtë muaj tregojnë që numri i incidenteve anti semitike dhe atyre kundër të huajve janë rritur ndjeshëm në Gjermani. Sulmet ndaj çifutëve në gjermani janë rritur me 10% nga 2017 deri në 2018.

Presidenti i Izrealit tha të dielën që ishte i shokuar nga komenti i zyrtarit gjerman.

“Deklarata e qeverisë gjermane që nuk preferohet të mbahet një kapele çifute në Gjermani nga frika për sigurinë e tyre, më ka shokuar”, tha Reuven Rivlin, presidenti i Izrealit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: