BERLIN- Dhoma e Ulët e Parlamentit gjerman miratoi sot me shumicë votash planin e tretë të ndihmës për Greqinë që do të marrë 86 miliardë euro në tre vjet.


454 deputetë nga 585 të zgjedhur të Bundestagut të pranishëm votuan pro, 113 kundër dhe 18 abstenuan, sipas rezultateve zyrtare të votimit.


Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble theksoi më herët se do të ishte ”papërgjegjshmëri” që deputetët gjermanë të hidhnin poshtë planin e ndihmës për Greqinë duke mbështetur para Bundestagut këtë program të tretë ndihme që synon të nxjerrë Athinën nga kriza.


”Duke pasur parasysh faktin që Parlamenti grek ka miratuar tashmë një pjesë të madhe të masave, do të ishte papërgjegjshmëri për të mos përdorur këtë mundësi për një nisje të re në Greqi”, theksoi ministri, konsideruar si mbështetës i një linje të ashpër përballë Athinës.

Miratimi i këtij plani është i nevojshëm që Greqia të mund t’i rimbursojë të enjten 3,4 miliardë euro Bankës Qendrore Evropiane. (m.k/BalkanWeb)

Etiketa: