Policia gjermane ka nxjerrë një mandat arresti për një person që përfitoi nga një test në rrugë me një “Ferrari GTO”, jashtëzakonisht i rrallë dhe që kushton më shumë se dy milionë euro, për ta vjedhur.

“I dyshuari u paraqit sot në mëngjes tek një konçesionar makinash antike në Neuss Uedesheim, në periferi të Dyseldorfit ku u soll si i interesuar për një Ferrari 288 GTO, ngjyrë të kuqe, prodhuar në më pak se 300 ekzemplarë në vitet ’80”, shpjegoi në një komunikatë policia lokale.

Ky person, fotoja e të cilit është publikuar nga policia, ka arritur të bindë konçesionarin që të zhvillojë një test në rrugë, para se të kryejë blerjen.

Disa çaste më pas ai u zhduk me gjithë makinën, vlera e të cilës përllogaritet rreth 2,2 milionë euro.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb