GJERMANI- Disa persona kanë humbur jetën në një aksident hekurudhor në Gjermani. Dy trena janë përplasur koke me koke në zonën e Bavarisë, duke shkaktuar vdekjen e 9 personave dhe plagosjen e 150 të tjerëve. Mësohet se 10 prej tyre janë në gjendje të rëndë për jetën.

Fillimisht u mendua se bëhej fjalë për një përmbysje por në fakt ka qenë një përplasje frontale mes dy trenave. Përplasja ka ndodhur në zonën e Bad Aibling, rreth 60 kilometra në juglindje të Munihut.

Janë qindra persona të plagosur, disa në gjendje të rëndë, bën të ditur policia vendase. Forcat e shpëtimit, flota e helikopterëve janë në vendngjarje. Shumë vagonë kanë dalë nga binarët dhe janë përmbysur. Të gjitha lidhjet hekurudhore të zonës janë bllokuar.

Një zëdhënës i policisë federale u tha gazetarëve se përplasja ka ndodhur në një terren “të vështirë” dhe ekipet e shpëtimit ende janë në përpjekje për të nxjerrë udhëtarët nga trenat.

Trenat të një kompanie private
Bëhet fjalë për dy trena të një kompanie private “Meridian”, bëjnë të ditur mediat gjermane. Përplasja noddhiu në roën 6:50 minuta teksa të dy trenat udhëtonin në të njëjtin binar.
nga Holzkirchen dhe Rosenheim.

Drejtori i hekurudhave
“Jemi në shok total. Ky aksident na tronditi. Për momentin ndodhemi pranë pasagjerëve dhe do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar ata dhe të afërm që janë duke i kërkuar”, u shpreh Bernd Rosenbusch, drejtor i hekurudhave.

(d.b/m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: