Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka urdhëruar sot shpërndarjen e Parlamentit dhe ka caktuar zgjedhje të reja më 23 shkurt, pas shpërbërjes së koalicionit qeveritar të drejtuar nga kancelari Olaf Scholz.

Kancelari Scholz humbi një votëbesimi më 16 dhjetor dhe aktualisht po drejton një qeveri të pakicës, pasi koalicioni i njohur si “semafori,” që përbëhej nga tre parti, u shpërbë më 6 nëntor pas shkarkimit të ministrit të financave.

Në këto rrethana, liderët e partive kryesore ranë dakord për të shpallur zgjedhje të parakohshme, të cilat do të mbahen më 23 shkurt, shtatë muaj përpara afatit të planifikuar.

Sipas Kushtetutës gjermane, vendimi për shpërndarjen e Parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve i takon presidentit. Steinmeier kishte një afat prej 21 ditësh për të marrë këtë vendim. Pas shpërndarjes së Parlamentit, zgjedhjet duhet të zhvillohen brenda 60 ditëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb