BERLIN- Një shtetas sirian i dyshuar si pjesëmarrës i një dege siriane të Al-Kaedës, Frontit al-Nosra u arrestua në Gjermani për krime lufte, njoftoi sot Prokuroria duke konfirmuar se ishte pjesë e një rrjeti bashkëpunëtorësh për rrëmbimin e një punonjësi të Kombeve të Bashkuara.

“Sipas rezultateve të hetimit, personi i dyshuar i cili i përkiste grupit të armatosur (i lidhur me Frontin al-Nosra) ka marrë pjesë nga periudha mars dhe qershor 2013 në monitorimin e personit të rrëmbyer, një bashkëpunëtor i misionit të OKB-së në Golan i rrëmbyer pranë Damaskut më 17 shkurt 2013.

Sipas Prokurorisë, bëhet fjalë për një shtetas sirian 24 vjeçar i identifikuar si “Suliman A.-S.”. Ai u arrestua në Shtutgard (juperëndim) në bazë të një urdhër arresti të lëshuar më 14 janar.

Viktima, një zyrtar i OKB-së kishte mundur të arratisej në tetorin e atij viti, sipas një komunikate e cila nuk jep asnjë detaj rreth identitetit të tij.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: