GJERMANI- Në Gjermani po zhvillohen protesta kundër asaj që është quajtur “rritje e islamizimit” në vend, të cilat konsiderohet nga analistë të ndryshëm si një formë lufte kundër emigracionit.

Në Dresden, anëtarë të PEGIDA, organizata “Europianët Patriotë kundër Islamizimit të Perëndimit” kanë zhvilluar një protestë kundër ekstremizmit dhe abuzimeve të sistemit gjerman për azil.
“Refugjatët politikë janë mjaft të mirëpritur. Por shikojini shtëpitë e azilkërkuesve këtu. Ata janë vetëm burra. Ku janë familjet e tyre? Ata janë kriminelë, që kanë lënë familjet e tyre pas, në luftë”, u shpreh një nga protestuesit.

Por kritikë të PEGIDA-s, janë shprehur se anëtarë të kësaj organizate mbështeten nga neonazistët. Vetë PEGIDA është shprehur se nuk është kundër myslimanëve në përgjithësi, por se kërkon të ruajë kulturën judeo-kristiane të vendit. Gjermania është tashmë destinacioni i dytë, pas SHBA-së, më e popullarizuar për emigrantët dhe po lufton për t’u përballur me një numër të paprecedentë të azilkërkuesve.

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb