GJERMANI- Rreth 150 demonstrues në afërsi të qendrës së azilit në Münster të Gjermanisë kanë ngritur një “qytet” i vogël tendash, në “shenjë të dukshme” proteste kundër dëbimit. Në këtë azil janë vendosur rreth 70 azilkërkues nga Kosova, dhe protestuesit kërkojnë “qëndrim të përhershëm” për refugjatët nga Kosova.

Siç dihet, për kosovarët aplikohet një procedurë e shpejtuar e azilit, ndërsa më pak se 1 për qind e kërkesave të tyre marrin përgjigje pozitive.

Javën e kaluar kosovarët ishte parashikaur që të barteshin në një vendqëndrim tjetër, gjë që shihej si parapërgatitje për t`i dëbuar.

Nga kjo kohë janë zhvilluar disa protesta paqësore në mbështetje të tyre.

Qeveria e qarkut me seli në Arnsberg, kompetente për dëbim, e ndikuar nga protestat, e kishte shtyrë zhvendosjen e kosovarëve, shkruan “Westfälische Nachrichten‎”.

Por, sipas informatave të protestuesve, qysh në mëngjesin e sotëm (e mërkurë) një grup i parë i azilkërkuesve do të transportohet në Oerlinghausen prej nga pastaj do të dëbohet në Kosovë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: