GJERMANI

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka kërkuar që çdo sinagogë në Gjermani të ketë mbrojtje nga ana e policisë, ndërkohë që në vend është theksuar rritja e problemit të anti-Semitizmit.

“Ne gjithmonë kemi pasur një numër të theksuar të anti-Semitizmit mes nesh”, tha Merkel për CNN në një intervistë të martën.

“Për fat të keq, deri në këtë ditë nuk ka asnjë sinagogë, as edhe një qendër për fëmijët hebre, dhe as edhe një shkollë që nuk kanë nevojë të ruhen nga policia gjermane. “-shtoi ajo, më tutje.

Sulmet anti semitike lulëzuan afër 20 % rreth vitit 2017 dhe 2018, me një numër të theksuar fizike, sipas ministrisë së brendshme. Ndërkohë, qeveria gjermane dhe komisioneri anti-semitizmit, Felix Klein u tha mediave lokale gjatë fundjavës nuk i rekomandon hebrenjve të veshin kippahs në asnjë vend dhe në asnjë moment në Gjermani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb