BERLIN- Kompanitë gjermane të sigurimeve paguan gjatë vitit 2014 të paktën 100 milionë euro (112 milionë dollarë) për biçikletat e vjedhura, thënë ndryshe 10 për qind më shumë sesa në vitin 2013, sipas gazetës gjermane ”Die Welt”.

“Humbja për palën e tretë të dëmtuar është mesatarisht 490 euro për rast”, tha “Die Welt”, që citon Alexander Kuesel, menaxher në Federatën Gjermane të Sigurimeve (GDV).

“Gjatë vitit 2014 u raportuan 210 000 biçikleta të vjedhura, që ishin të siguruara. Kjo përbën shifrën rekord të pesë viteve të fundit”, thotë gazeta. Por, numri i përgjithshëm i biçikletave të vjedhura në 2014, sipas policisë, ishte 340 000.

“Vjedhja e biçikletave është një krim në masë”, tha president i Shoqatës Gjermane të Biçikletave (ADFC), Ulrich Syberg.

Ndërkohë, politikanët këshillojnë pronarët e biçikletave që të ruajnë më mirë pasurinë e tyre.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: