Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier hodhi poshtë pretendimet e Polonisë për dëmshpërblime për Luftën e Dytë Botërore duke deklaruar se kjo nuk ishte mënyra e duhur për t’u përballur me të kaluarën.

‘’Mënyra e duhur për të ecur përpara nga e kaluara nuk është ta shohim atë si të përfunduar, por më tepër si një përgjegjësi të përbashkët për një të ardhme më të mirë”, theksoi presidenti për gazetën italiane ‘’Corriere della Sera’’ para vizitës së tij shtetërore në Itali.

“Shpresoj se do të vazhdojmë përgjatë kësaj rruge me Poloninë, pa u humbur në një debat të prapambetur për dëmshpërblimet”, theksoi ai.

Për qeverinë gjermane, çështja është e mbyllur ligjërisht, një pozicion i deklaruar së fundmi nga ministri i Jashtëm Heiko Maas gjatë vizitës së tij në Varshavë në muajin gusht.

Sidoqoftë, politikanët gjermanë vazhdojnë të theksojnë përgjegjësinë morale të vendit për mizoritë e kryera gjatë Luftës së Dytë Botërore në Poloni.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb