GJERMANI


Ekonomia gjermane mbylli tremujorin e dytë të 2019 me tregues të dobët, sipas të dhënave të publikuara, që tregojnë një ngadalësim të eksporteve ndërsa një luftë tregtare në rritje SHBA-Kinë kërcënon të çojë në një recesion të zgjatur global.


“Ndërsa eksportet nga ekonomia më e madhe evropiane ranë me 0,1% në tremujor, importet u rritën me 0,5 %”, theksoi Zyra Federale e Statistikave (Destatis).


“Eksportet ranë me 8% në muajin qershor, në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, dhe importet u ulën 4,4%”, tha Destatis.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: