GJERMANI- Gjermania do të zbatojë një sistem të ri tarifimi për të huajt që qarkullojmë me automjetet e tyre në autostradat e këtij vendi. Ky ligj do të hyjë në fuqi në vitin 2016, dhe është propozuar nga krahu konservator i kristian-demokratëve, e më pas aprovuar nga Bundestag.

Ka qenë kërkesë e kancelares Angela Merkel, që shtetasit gjermanë të mos preken nga këto tarifa.

Por ky vendim është kritikuar nga Komisioni Europian, duke e cilësuar të një diskriminim.

Tarifimi i të huajve për përdorimin e autostradave parashikohet të sjellë në arkat e Berlinit rreth 500 milionë euro në vit.

Këtë vendim e kanë kundërshtuar edhe shumë rajone në Gjermani, pasi sipas tyre masat e reja do të krijojnë probleme në zonat kufitare, ku ka shumë persona që parapëlqejnë të vizitojnë Gjermaninë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb