Fshatrat e Saksonisë së Poshtme, në veri të Gjermanisë, u përshkuan nga dy Coradia iLint, trenat e parë të hidrogjenit.

Krijuar nga kompania franceze Alstom, të dy trenat me hidrogjen mund të arrijnë një shpejtësi maksimale prej 140 kilometrash në orë (87 milje në orë) .

Automjetet janë të karikuar nga qeliza karburanti që kombinojnë hidrogjenin dhe oksigjenin për të prodhuar energji elektrike.  Energjia shtesë ruhet në bordin e baterive për përdorim të mëvonshëm.

Trenat mund të ndihmojnë në minimizimin e shkarkimeve të dëmshme: ato nxjerrin vetëm avull dhe ujë.  Alstom planifikon të sigurojë Gjermaninë me 14 trena te tjere prej hidrogjeni deri në vitin 2021 dhe Franca po planifikon debutimin e tyre të parë në vitin 2022.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb