Vjen nga ambiente të ekstremit të djathtë burri i arrestuar me akuzën e vrasjes, disa ditë më parë të administratorit të Cdu në qytetin e Kassel, Walter Luebcke, një njeri që ka mbështetur emigrantët. Bëhet fjalë, për një burrë 45-vjeçar, për të cilin nuk bëhet i ditur identiteti.


Arrestimi është bërë në bazë të provave të Adn dhe i dyshuari është paraqitur përpara trupit gjykues në prokurën e Kassel, bën me dije policia dhe prokuroria. Disa media, mes të cilave Frankfurter Allgemeine Zeitung dhe Bild, kanë bërë me dije që personi I arrestuar vjen nga e ‘djathta ekstreme’, pa sqaruar detaje të tjera.


Walter Luebke, 65 vjeç, me një karrierë të gjatë në partinë e Cristian-demokratëve të Angela Merkel, u gjet i vdekur mëngjesin e të hënës më 3 qershor në ballkonin e shtëpisë së tij në Kassel, me një plumb në kokë.


(da.xha/BalkanWeb)