HAMBURG – Ndërkohë që tymi ende nuk është shpërndarë, policia gjermane ka njoftuar sot se një zjarrvënie e qëllimshme ka ndodhur në zyrat e gazetës “Morgenpost “ në Hamburg.

Persona të armatosur, ende të paidentifikuar, janë sjellë rrotull arkivës së gazetës gjatë natës dhe pas pak kohësh, aty ka rënë zjarr dhe janë djegur disa fotografi. Por, në atë moment, në zyra nuk kishte njeri, fatmirësisht.

Dy të rinjtë e dyshuar që kishin ardhur rrotull në atë kohë në zonë janë arrestuar, sipas policisë. Shërbimet sekrete kanë nisur hetimin, por nuk kanë dhënë ende versionin zyrtar.

Dyshohet se zjarrvënia mund të ketë lidhje me ribotimin nga “Morgenspost”, të karikaturave të gazetës satirike franceze “Charlie Hebdo” për Profetin Muhamed.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: