Presidenti amerikan, Donald Trump ka shkatërruar një pjesë të konsiderueshme të besimit midis SHBA-së dhe Europës duke u tërhequr a posteriori, me anë të një postimi në Twitter, nga marrëveshja përfundimtare e samitit të G7-ës në Kanada, pohoi sot ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas.

“Ju mund të shkatërroni shumë lehtë një pjesë të madhe të besimit me anë të një postimi në Twitter. Ky fakt e bën edhe më të rëndësishëm misionin që Europa duhet të qëndrojë e bashkuar dhe të mbrojë interesat e saj në mënyrë edhe më ofensive”, pohoi Maas.

Europa e bashkuar është përgjigja e duhur ndaj sloganit “Amerika vjen e para”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: