Një shtetas amerikan është arrestuar në Gjermani të enjten me dyshimet se ka spiunuar për Kinën, ka thënë Zyra e Prokurorit në Gjermani.

I dyshuari është arrestuar në Frankfurt dhe shtëpia e tij është bastisur.

I akuzuari, i cili deri vonë punoi për Forcat e Armatosura të SHBA-së në Gjermani, dyshohet se ka pranuar të veprojë si agjent i inteligjencës për një shërbim sekret të huaj.

Në fillim të vitit, ai kontaktoi agjencitë qeveritare kineze dhe u ofroi t’u jepte informacione të ndjeshme  nga ushtria amerikane te një shërbim i inteligjencës kineze, sipas hetimeve nga inteligjenca gjermane.

Ai kishte marrë informacione gjatë punës së tij në ushtri, ka thënë prokurori.

Hetuesit gjermanë kanë arrestuar disa persona të dyshuar për spiunazh te Kina këtë vit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: