Polica gjermane ka arrestuar një terrorist të dyshuar të ISIS-it ndërsa ai po përpiqej që të bëhej pjesë e stafit të kampionatit evropian të futbollit “Euro 2024”.

Hetuesit e antiterrorit kapën Soufian T, 23 vjeç, i cili thuhet se kishte aplikuar për të marrë një leje si roje sigurie për “ngjarje anësore” jashtë stadiumit të futbollit, raporton The Sun.

Kur autoritetet kontrolluan kërkesën e tij për t’u bërë anëtar i stafit, ata zbuluan se sigurimi i shtetit gjerman e kishte konsideruar Soufianin një islamist.

Policët e departamentit të policisë së Këlnit, së bashku me hetuesit e Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Bonit dhe policisë federale, arrestuan shtetasin gjermano-maroken-polak me nënën dhe motrën e tij në aeroportin Këln-Bon.

Po ashtu janë sekuestruar një numër celularësh dhe para në vlerë prej 2,500 eurosh.

Kampionati nis në Gjermani më 14 qershor.

Zrtarët e sigurimit të shtetit zbuluan gjithashtu se ai kishte aplikuar për dy akreditime në Rhineland-Pfalz për ngjarjet e mëdha Rock am Ring dhe 24 Hour Nürburgring.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb