Sipas mediave të huaja, ndihma gjermane për Ukrainën do të zvogëlohet në 4 miliardë euro (4.35 miliardë dollarë) në 2025 nga rreth 8 miliardë euro në 2024, sipas një drafti të buxhetit të vitit 2025 të parë nga Reuters.

Gjermania shpreson se Ukraina do të jetë në gjendje të plotësojë pjesën më të madhe të nevojave të saj ushtarake me 50 miliardë dollarë kredi nga të ardhurat e aseteve të ngrira ruse të rënë dakord nga G7, dhe se fondet e destinuara për armatim nuk do të përdoren plotësisht.

“Financimi i Ukrainës është i siguruar për të ardhmen e parashikueshme falë instrumenteve evropiane dhe kredive të G7”, ka thënë të mërkurën ministri gjerman i financave Christian Lindner në një konferencë shtypi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: