Gjermania ka shkatërruar me rezultatin e  thellë 8-0 Estoninë në kuadër të eliminatoreve për kualifikimet e Euro 2020. Gjermanët  shënuan pesë herë që në pjesën e parë, duke i mbyllur llogaritë shumë herët me këtë ndeshje.

Estonia ishte e pafuqishme përballë lojtarëve të Joachim Low. Marco Reus hapi takimin me golin e tij, ndërsa pas tij shënuan Serge Gnabry dhe Leon Goretzka.

Ilkay Gundogan shënoi golin e katërt, ndërsa pjesën e parë e mbylli Reus. Të gjitha golat e pjesës së parë u shënuan brenda harkut kohorë të 27 minutave. Në pjesën e dytë ekipi shënoi edhe tri herë të tjera me Gnarby 62′ , Timo Werner dhe  Leroy Sane.

Italia fitoi me përmbysje, 2-1 ndaj Bosnje Hercegovinës. Franca fitoi pastër me shifrat 0-4 në fushën e Andorrës.  Ndërsa Islanda fitoi sërish në shtëpi, këtë herë 2-1 ndaj Turqisë.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb