Në një deklaratë të përbashkët, të tre vendet evropiane shprehën shqetësim të thellë për ripërtëritjen e sulmeve izraelite në Gaza, duke i quajtur ato një “hap dramatik prapa” për popullin e Gazës dhe robërit e mbajtur në territorin e rrethuar.

“Ne jemi të tmerruar nga viktimat civile dhe bëjmë thirrje urgjente për një kthim të menjëhershëm të armëpushimit”, thuhet në deklaratën e Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Të tre vendet u kërkuan të gjitha palëve të përfshira që të kthehen në negociata.

“Më shumë gjakderdhje nuk është në interesin e askujt. Izraeli duhet të respektojë plotësisht ligjin ndërkombëtar dhe të lejojë që ndihma të rrjedhë menjëherë,” thuhet në deklaratë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb