Gjermania nuk di të ndalet. “Panzerat” e pamposhtur në 26 ndeshje sonte kanë marrë fitoren e 8 të radhazi në Grupin C në po kaq ndeshje duke mundur Gjermaninë me rezultatin e thellë 6-0.

Skuadra e Low ka realizuar tre gola në harkun e 21 minutave me Ozil, Draxler dhe Ëerner, me këtë të fundit që katërfishuar avantazhin e vendasve pesë minuta para mbylljes së pjesës së parë. Në pjesën e dytë Gjermania është treguar më e përmbajtur, duke shënuar vetëm dy gola me Goretzka-n dhe Gomez, respektivisht në minutat 50’ dhe 70’. Falë këtij rezultati gjermanët janë ngjitur në kuotën e 24 pikëve në grup, duke blinduar vendin e parë dhe duke hipotekuar kualifikimin në botërorin e ardhshëm
Auto-Draft_TS_04-09-17_1644149377_
Në Grupin F Anglia e ka patur të vështirë por në fund ia ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme 2-1 në “Ëembley” kundër Sllovakisë.

Kanë qenë miqtë ata që kanë kaluar të parët në avantazh pas 3 minutash lojë me Lobotka, ndërsa reagimi i vendasve ka ardhur në minutën e 37-të me Dier. Goli që i ka siguruar tri pikët anglezëve ka ardhur në minutën e 60-të, me Rashford që ka mposhtur portierin Dubravka me një goditje të mrekullueshme nga jashtë zone.

Me këtë fitore, “Tre Luanët”, që mbajnë vendin e parë në grup, kanë thelluar me pesë pikë diferencën me vendin e dytë, ku pozicionohet pikërisht kombëtarja e Sllovakisë.

 


(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: