Lojtari i Gjermanisë, Ilkay Gundogan u shpreh i lumtur për suksesit 5-1 ndaj Skocisë në Europian.

“Ne e nisëm lojën me intensitet të lartë, ndërsa i zumë në befasi. Pas golit gjithçka u bë me lehtë. E kam theksuar edhe me herët se në kontingjentin tonë ndodhet potencial i jashtëzakonshëm. Euforia që na ka kapluar më bind se mund të shkojmë shumë larg. Xhamal Musiala dhuroi paraqitje të jashtëzakonshme, fjalë të mira kam edhe në favor të Virc.

Në gjysmën e pjesës së parë e asfiksuam totalisht rivalin. Zhvilluam ndeshje si grup dhe për këtë më vjen mirë. Edhe lojtarët zëvendësues kontribuuan në përfshirje goli. Besoj se kjo paraqitje është sinjali i rëndësishëm për të gjithë rivalët. Tashmë fokusi kalon te dueli me Hungarinë”, -tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb