Në një bashkëbisedim me gazetarët, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, analizoi pikë për pikë kushtet e vendosura Shqipërisë nga grupet kryesore parlamentare në Gjermani, për çeljen e negociatave.

Ndërsa shprehu mirënjohje ndaj parlamentit gjerman, Kryemadhi tha se vendimi jep një pamje të qartë të situatës politike ekonomike e shoqërore në Shqipëri.

“Falënderoj Bundestagun gjerman, jep një pamje të qartë të situatës politike ekonomike e shoqërore në Shqipëri. Vendi ka prioritete të tjera shumë më të rëndësishme se axhendat e partive politike. Gjermania ka qenë gjithnjë pranë Shqipërisë, kjo pasqyrohet edhe në vendimin për negociatat, edhe pse me vendosjen e disa kushteve të reja. Ndërkohë ndryshe është vendimi për Maqedoninë. Ne në këto tre vite, jemi tërhequr, Gjermania i dha Shqipërisë një shans. Dyert e Europës nuk mbyllen po vijojnë të qëndrojnë të hapura. Angazhimi i klasës politike ka qenë një nga detyrat e shtëpisë për t’u bërë. Raporti i OSBE ishte një skaner për Shqipërinë. “ tha Kryemadhi ndërsa analizoi me radhë kushtet e vendosura nga CDU/CSU dhe SPD, ku veçoi dënimin për krimet elektorale.

“Kushti i ri dënimi i krimit elektoral. Bundestagu foli tro, dosja 184 dhe 339, për herë të parë kemi dëgjuar të flitet haptas për krimin elektoral.

Duhet që struktura antikorrupsion, të jetë e aftë, nuk mjafton të ngrihet kjo strukturë.

Një vendim për zgjedhjet e 30 qershorit. Për herë të parë shohim nga një institucion i BE vendosjen e qëndrimit për zgjedhjet e 30 qershorit, që janë ilegjitime. Kërkojnë ngritjen e gjykatës kushtetuese.  në fund mbyllet me një përmbledhje të të gjithë kushteve që ka Shqipëria. Gjermania do të monitorojë rreptësisht si qeveria do të ecë për të realizuar këto kushte.

Haptaz flitet për koncesionet, që jo vetëm janë të paligjshme, por tregon që Rama ka shkatërruar gjithë klimën e biznesit.” -tha Kryemadhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb