BERLIN– Gjermania ka kaluar nivelin simbolik të një milion azilkërkuesve këtë vit duke pritur rreth 1,1 milionë migrantë në vitin 2015, sipas të përditshmes gjermane “Sächsische Zeitung”, që citon shifra qeveritare ende të pa publikuara.

“1,09 milionë refugjatë janë regjistruar nga fillimi i janarit deri në fund të dhjetorit në Gjermani”, shkruan e përditshmja me qendër në Dresden.

Kjo shifër është pesë herë më e lartë se në vitin 2014, kur vendi regjistroi pak më shumë se 200 000 azilkërkues.

Gazeta shprehet se mbështet mbi statistikat qeveritare që nuk janë bërë ende publike, më saktë në ato të sistemit EASY që numëron migrantët e ardhur në vend dhe që parashikojnë të kërkojnë azil.

Qeveria gjermane nga ana e saj është shprehur se nuk do të publikojë asnjë shifër mbi vitin 2015 para fillimit të janarit 2016.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: