TIRANË- 70 shtetas shqiptarë të cilët kishin shkuar në Gjermani si azilkërkues janë rikthyer sot në Shqipëri. Avioni ka mbërritur në Rinas sot rreth orës 16:50, ndërsa mes azilkërkuesve shqiptarë kishte edhe gra e fëmijë.

Mes të kthyerve kishte edhe azilkërkues që prej 1 janarit në Gjermani. Ata deklaruan se nuk janë lajmëruar për kthimin. “S’na njoftuan, na thanë do iu ndryshojmë shtëpinë”.

Kthimi i tyre vjen në kuadrin e aksionit të ndërmarrë nga institucionet gjermane për kthimin e përshpejtuar në atdhe të azilkërkuesve shqiptarë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: