GJERMANI- Mijëra persona, pjesa më e madhe me origjinë turke, kanë zbritur në sheshin e Këlnit në Gjermaninë Perëndimore, për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj grushtit të shtetit të dështuar që ndodhi më 15 korrik në Turqi.


Protestuesit kanë shprehur mbështetjen e tyre për presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.


Nga ana tjetër ka kundërmanifestime si nga të majtët ashtu edhe nga ultra të djathtët. Për të parandaluar trazira në qytet janë vendosur rreth 2,700 policë.


(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: