Gjermania dhe Spanja e mbyllën në barazim 1-1 miqësoren tjetër të luksit të këtij muaji mars, të luajtur në stadiumin e Dyseldorfit, një matje forcash që i mban të dyja skuadrat në nivelin e pretendentëve për Botërorin.

Rodrigo i Valencias iu dha epërsinë iberikëve pas vetëm 6 minutash lojë, por një goditje mjaft e bukur e Thomas Muller nga jashtë zone fiksoi barazimin në 1-1 që në minutën e 35-të.

Asgjë tjetër për t’u shënuar në pjesën e dytë, përveç zëvendësimeve të shumta nga të dyja ekipet, por pa ndikuar më tej në rezultat.

Ndërkohë, Holanda e rinovuar e Ronald Koeman dështoi në “Amsterdam Arena” përballë Anglisë. 90-minutëshi tjetër prestigjioz kurorëzoi suksesin e ishullorëve, me golin e vetëm të shënuar nga Lingard, me një gjuajtje nga jashtë zonës, shkruan atsh.

Në miqësoret e tjera bie në sy fitorja e Portugalisë, 2-1 ndaj Egjiptit, ku për “brazilianët” e Europës shënoi dy herë Cristiano Ronaldo, duke përmbysur golin e Mohamed Salah.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: