Autoritetet gjermane kanë ndaluar këtë të enjte kompaninë Facebook nga lidhja e të dhënave të përdoruesve të saj me aplikacione të tjera si What’s app dhe Instagram për të limituar shpërthimin e informacioneve personale nga gjiganti amerikan.

“Facebook nuk mund të detyrojë përdoruesit e tij të japin informacione të palimitueshme”, ka deklaruar në një konferencë për shtyp shefi i Zyrës gjermane për Mbrojtjen e të Dhënave, Andreas Mundt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb