Gjermania nuk do të marrë pjesë në një mision detar të udhëhequr nga SHBA në ngushticën e Hormuzit pasi dëshiron të lehtësojë tensionet me Iranin, tha Ministri i Jashtëm Heiko Maas të mërkurën.

Shtetet e Bashkuara kishin kërkuar që Gjermania të bashkohej me Francën dhe Britaninë në një mision për të siguruar transportin përmes ngushticës, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e naftës në botë dhe për të “luftuar agresionin iranian”, tha të martën Ambasada e SHBA në Berlin.

“Gjermania nuk do të marrë pjesë në misionin e detit të paraqitur dhe planifikuar nga Shtetet e Bashkuara,” tha Maas, duke shtuar se situata në rajon ishte shumë serioze dhe gjithçka duhet të bëhet për të shmangur një përshkallëzim. “Nuk ka zgjidhje ushtarake”, u shpreh Maas.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb