Qeveria gjermane ka bërë me dije plan-projektin për mbështetjen e shtetit sirian pas rrëzimit të presidenti Bashar Al -Assad.
Autoritetet njoftuan të hënën se ky projekt do të shërbejë për të forcuar arsimin, të drejtat e grave dhe do të kushtojë plot 60 milionë euro.
Ministrja e Zhvillimit, Svenja Schulze tha se kjo ishte një “dritare historike” pas rënies së presidentit sirian.
Rreth gjysma e projekteve kanë fokus në arsim dhe 25 milionë euro do të shkojnë për agjencinë e fëmijëve të Kombeve të Bashkuara.
“Ne kemi formuluar qartë pritshmëritë, një sistem arsimor pa ideologji, diskriminim dhe përjashtim “, shtoi Schulze në deklaratën e saj.
Të gjitha projektet do të menaxhohen përmes organizatave joqeveritare dhe agjencive të ndihmës të Kombeve të Bashkuara./Reuters