Gjermania përballet me një mungesë prej rreth 25 mijë profesionistësh të kujdesit shëndetësor. Qendra Spitalore e Rostockut ka krijuar modelin e suksesshëm të tërheqjes së stafit nga Vietnami.

Në Qendrën Mjekësore Universitare të Rostokut nga viti 2018 filluan të kërkojnë në Vietnam për punonjës. Qasja e kësaj qendre fokusohet edhe në ndihmën e anëtarëve të rinj të stafit jo gjerman që të integrohen pa probleme.

Vietnamezja Thi Ngoc Lan Pham është një infermierie e kujdesit intensiv. Puna është intensive, por ajo përballet me sfidën shtesë të punës në gjermanisht; një gjuhë që asaj iu desh ta mësonte fillimisht.

Thi Ngoc Lan punon në Qendrën Mjekësore Universitare në Rostock prej gati pesë vitesh. Ajo përfundoi trajnimin e saj si infermiere këtu dhe tani angazhohet edhe si trajnere ndërkulturore për të sapoardhurit, raporton DW.

Thi Ngoc Lan ka bërë një rrugë të gjatë në ndjeken e një të ardhmeje më të mire. Gjermania nuk e njohu diplomën e saj të infermierisë nga Vietnami, ndaj iu desh të ndiqte sërish kurse kualifikimi këtu.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: