Gjermani ka publikuar disa çaste më parë listën paraprake me futbollistët të cilët do të përgatitet për të shkuar në Botëror. Në listën e zgjeruar janë 35 futbollistë të grumbulluar, ndërsa më datë 4 kur do të shpallet edhe përfundimtarja vetëm 23 do të jenë të përzgjedhurit e Joachim Low.

Bie në sy se heroi i Botërorit në Brazil që i dha kupën Gjermanisë, Mario Gotze, nuk është i ftuar. Futbollisti i Borussia Dortmund ka kaluar shumë peripeci gjatë 2 sezoneve të fundit dhe forma e tij asnjëherë konstante ka bërë që të mbesë jashtë Botërorit rus.

Një tjetër futbollist që ishte pjesë e skuadrës fituese në Brazil, mbrojtësi me origjinë shqiptare Shkodran Mustafi, është lënë jashtë nga Low. Tekniku i kombëtares së ‘panzerave’ pas publikimit të listët deklaroi:

Detyra ime si trajner i kombëtares fatkeqësisht disa herë është edhe të prish ëndrrat. Unë nuk marr asnjëherë vendime kundër lojtarëve, por për skuadrën. Shpesh varet nga gjëra të vogla, por kriteri i zgjedhjes janë cilësia atletike, që ka një rol qendror dhe që skuadra të jetë e bashkuar si në fushë, ashtu edhe jashtë saj.

Lista e plotë:

Portierë: Bernd Leno, Manuel Neuer, Marc-André ter Stegen, Kevin Trap

Mbrojtje: Jerome Boateng, Matthias Ginter, Jonas Hector, Mats Hummels, Joshua Kimish, Marvin Platenhardt, Antonio Rudiger, Niklas Süle, Jonathan Tah

Mesfushë-Sulm: Julian Brandt , Julian Draksler, Mario Gomez, Leon Goretzka, Ilkay Gundogan, Sami Khedira, Toni Kroos, Tomas Myller, Mesut Ozil, Nils Petersen, Marco Rojs, Sebastian Rudi, Leroy Sane, Timo Verner.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb